TV gjerman raporton se sulmuesi i Borussia Dortmund, Serhou Guirassy ka një tjetër klauzolë largimi në kontratën e tij. Paraardhësja e saj kishte një vlerë prej 65-70 milionë euro dhe kishte një numër të kufizuar klubesh që mund ta aktivizonin. Barcelona u përfol sëfundi si destinacion i mundshëm ku Guirassy mund të zëvendësojë Robert Lewandowski-n. Mirëpo klauzola nuk u aktivizua dhe ajo skadoi. Por tani thuhet se një tjetër e ngjashme mund të aktivizohet verën e ardhshme. Çmimi i pritshëm për 29 vjeçarin mund të jetë më i ulët se në atë paraardhëse. Klube nga Arabia Saudite nuk janë të përfshira dhe nëse ato shfaqin interes për Guirassy, duhet të negociojnë me Dortmund që mund ta rrisë çmimin për talismanin e saj. Që prej mbërritjes nga Stuttgart në vitin 2024 për 18 milionë euro, Guirassy rezultoi një blerje e suksesshme. Në 44 ndeshje për “die Schëarzgelben”, ai shënoi 44 gola e dha 12 asist. Gjatë kësaj kohe është Leader-i i skuadrës dhe sezonin e kaluar u shpall “Shënuesi më i Mirë” në “Champions League”.
