Dortmund merr një goditje të rëndë në mbrojtje pas dëmtimit të Niklas Sule që do të mungojë për dy muajt e ardhshëm. Mbrojtësi i transferuar nga Bayern pësoi një dëmtim muskular dhe u zëvendësua në pjesën e parë të miqësores ndaj Juventus ku zëvendësoi Hummels pas vetëm 19 minutash. Verdhezinjtë janë në këtë moment pa shërbimet e Nico Schlotterbeck dhe Emre Can ndërsa Niko Kovac do të duhet të rindërtojë mbrojtjen për sfidën e parë sezonale ndaj Rot-Weiss Essen në raundin e parë të Kupës së Gjermanisëë më 18 Gusht. Dortmund starton fushatën në Bundesliga ndaj St. Pauli-t, 5 ditë pas Kupës. Ndërkohë një tjetër problem mund të lindë nga sulmuesi Serhou Guirassy. 29 vjecari që shënoi 38 gola dhe shërbeu për 9 të tjerë në 50 ndeshje me verdhezinjtë, nuk është kundër një oferte që do ti dyfishonte pagën prej 9 milionë eurosh që përfiton në Westfalenstadion. Guirassy kishte një klauzolë prej 70 milionë eurosh që skadoi në Korrik. Ndërsa Dortmund refuzoi 80 milionë nga klubi saudit, Al Hilal.
