BUNDESLIGA, DORTMUND GJEN ZEVENDESUESIN E SCHLOTTERBECK

Sport

Sipas shtypit gjerman, Borussia Dortmund ka identifikuar një zëvendësues të mundshëm për Nico Schlotterbeck, në rast se mbrojtësi nuk pranon të rinovojë kontratën me klubin.

Rinovimi me qendërmbrojtësin 25-vjeçar, i cili ka kontratë deri verën e ardhshme, është prioritet absolut për Dortmundin. Megjithatë, kur Bayern Munich, Real Madrid dhe Liverpool ndjekin nga afër mbrojtësin e përfaqësueses gjermane, drejtuesit e BVB-së po përgatiten edhe për skenarin më të keq.

Sipas të njëjtit burim, Dortmund ka vendosur në shënjestër Axel Disasi-n e Chelsea-t si pasues të mundshëm të Schlotterbeck nëse ai largohet në verë. Mbrojtësi francez 27-vjeçar është aktualisht jashtë planeve në klubin londinez dhe madje nuk po stërvitet me ekipin e parë.

Edhe pse Chelsea pagoi 45 milionë euro për të në vitin 2023, mungesa e minutave e ka ulur ndjeshëm vlerën e tij në treg. Për më tepër, paga e tij prej 5 milionë euro në vit është brenda mundësive financiare të Dortmundit.

Disasi ka punuar më parë nën urdhrat e trajnerit aktual të BVB-së, Niko Kovač, gjatë periudhës së përbashkët te AS Monaco. Një ribashkim mes tyre mund të bëhet realitet nëse Schlotterbeck largohet – ose edhe në rast se Niklas Süle vendos të mos rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në verën e vitit 2026.