Fisnik Asllani është një prej yjeve në ngjitje të këtij sezoni në Bundesliga – gjë që natyrisht, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjermane e ndërkombëtare. Sulmuesi që ka luajtur 10 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me TSG Hoffenheim, duke shënuar 6 gola dhe shërbyer për dy të tjerë në 9 ndeshje zyrtare.
Edhe sezonin e kaluar ai bëri bujë gjatë huazimit te SV Elversberg, ku realizoi 19 gola e dha 10 asist në 39 ndeshje, por këtë vit ka shpërthimin e plotë në Bundesligë. Te Bayern Munich janë të impresionuar nga zhvillimi i tij dhe e shohin Asllanin si një zëvendësues potencial për Harry Kane, dhe e kanë përfshirë në listën e tyre të dëshirave.
Kontrata me Hoffenheim zgjat deri në vitin 2029, megjithatë Asllani synon të largohet në verën e ardhshme. Një gjë është e qartë: Bayern po e ndjek me kujdes, sidomos pasi e ardhmja e Nicolas Jackson në klubin bavarez mbetet e pasigurt pas këtij sezoni, dhe tendenca e parë është drejt një largimi të mundshëm.
Vetë lojtari ka theksuar se klubi i ëndrrave të tij është FC Barcelona, dhe katalanasit po e ndjekin nga afër situatën. Përveç tyre, klube të tjera të Bundesligës dhe Premier League kanë shprehur interes për sulmuesin dardan. Aktualisht Bayern duket pasiv në interesimin për Dusan Vlahovic dhe kjo për shkak të vëmendjes së shtuar për Asllanin.