BUNDESLIGA, ASLLANI ME KLAUZOLE LARGIMI

Sport

Sky në Gjermani raport-i se sulmuesi dardan i Hoffenheimit, Fisnik Asllani ka një klauzolë largimi në kontratën e tij, e cila do të hyjë në fuqi nga Qershori i ardhshëm. Gjatë verës së kaluar, 23-vjeçari zgjati kontratën e tij me klubin e Sinsheim pas një periudhe shumë të suksesshme në Bundesliga 2 me Elversberg. Megjithatë, Asllani tani po mendon të largohet, edhe pse kontrata e re është e vlefshme deri në vitin 2029. Kjo për shkak të startit të këtij sezoni ku Asllani po tërheq interesimin e klubeve më të mëdha në Gjermani, Angli dhe Spanjë. Qëllimi i Asllanit është të luajë për një ekip që merr pjesë në Champions League. Që prej kthimit nga huazimi në Saarland, Asllani ka treguar një formë të shkëlqyer. Në shtatë ndeshje ai ka shënuar pesë gola si dhe ka dhënë dy asist, duke formuar menjëherë një partneritet të fortë në sulmin e Hoffenheim me blerjen e verës, Tim Lemperle.