BUNDESLIGA 2, RAUNDI I 4, PREVIEË

Sport

Nuremberg i Miroslav Klose-s nuk ka ende asnjë pikë në Bundesliga 2 dhe në raundin e 4 pret Paderborn që i ka provuar të 3 rezultatet, të premten në orën 18:30. Paralelisht me këtë sfidë, Hertha që nuk ka ende asnjë fitore pret në Berlin, Elversberg që nuk ka barazuar ende në 3 raundet e para. Raundi i 4 spostohet të shtunën në orën 13:00 kur Hannover kryesues do të provojë të ruajë rekordin perfekt në transfertën ndaj Holstein Kiel që e ndjek me 6 pikë më pak. Bochum-Preusen Munster që ndahen nga vetëm 1 pikë dhe Eintracht Braunschweig-Arminia Bielefeld me nga 6 pikë në start, plotësojnë mesditën e 30 Gushtit në Bundesliga 2. Fortuna Dusseldorf do të provojë të ngushtojë në 1 pikë diferencën ndaj Karlsruhes në përballjen e mbrëmjes në orën 20:30. Tre ndeshjet e mbetura të këtij raundi do të zhvillohen të dielën në orën 13:30. Magdeburg-Greuther Furth me nga 3 pikë Kaiserslautern-Darmstadt që ndahen nga 4 pikë dhe Dynamo Dresden-Schalke 04 me 9 pikë të dyja në 3 raunde, do të kërkojnë fitoen e rradhës për përmirësimin e tyre në tabelën e klasifikimit.