Bundesliga 2 nuk e arriti mesataren e 3 golave për ndeshje. Në raundin e 4 u shënuan vetëm 24 gola në 9 ndeshje mes inferiorëre në Gjermani. Ky ishte raundi i skuadrave udhëtuese që fituan në 5 raste, përfshi ndeshjen me më shumë gola. 9 në fitoren 4-5 që Greuther Furth arriti ndaj Magdeburg. I vetmi ekip që shfrytëzoi faktorin fushë ishte K’lautern që fitoi 3-1 ndaj Darmstadt. Ndërsa dy barazimet pa gola në Nurnberg dhe Dusseldorf si dhe ai 1-1 në Braunschweig, plotësuan kuadrin e javës përpara pushimeve të para në vjeshtë. Me pikë të plota kryeson Hannover 96 që ka një golevarazh 8-2. Ndjekur nga Schalke 04 dhe Elversberg me 9 pikë dhe asnjë barazim në 1 muaj futboll. Asnjë humbje nuk pësoi në këto javë edhe Karlsruhe që me dy fitore dhe 2 barazime plotëson Big4 në Bundesliga 2. Më në fund mori pikën e parë edhe Nurnberg që i beson sërish Miroslav Klose-s për të dalë nga kriza. Nëse i referohemi klasifikimit, janë vetëm dy skuadra me zero humbje. 9 të tjera nuk kanë ende asnjë barazim dhe vetëm dy prej tyre që nuk kanë fituar akoma ndeshjen e parë.