Schalke 04 u mund në shtëpi nga Holstein Kiel, përpara se kryesuesit e Hannover 96 të dorëzoheshin 3-0 ndaj Hertha Berlin dhe një karton i kuq të akordohej pas 30 sekondave në raundin e 5 në Bundesliga 2… Një pjesë e dytë cinike i mjaftoi Hertha-s për fitoren e parë të sezonit ndaj kryesuesve të Hannover që pësuan humbjen e parë nën drejtimin e Christian Titz. Winkler, Kownacki dhe Schuler nuk gabuan në pjesën e dytë dhe shoqëruar nga rastet e humbura të vendasve, ruajtën portën e paprekur. Karlsruhe vazhdon të mos humbasë ndërsa Nuremberg të mos fitojë. Kjo edhe pas përballjes së fundjavës në “BBBank Wildpark”. Miqtë patën disa mundësi të mira në pjesën e parë por u ndëshkuan nga Fabian Schleusener. Henri Koudossou barazoi për bandën e Miroslav Klose-s me golin e dytë sezonal. Por pavarësisht se Nuremberg krijoi 23 raste ishte sërish Karlsruhe që pas golit të Marvin Wanitzek u ngjit në kuotën e 11 pikëve pas 5 javëve.
