BUNDESLIGA 2, KLOSE NUK RREZIKON NE STOLIN E NURNBERG

Sport

Tre humbje në kampionat dhe eleminimi në raundin e parë të Kupës nga Illertissen janë të rënda por Miroslav Klose është konfirmuar në stolin e Nurnberg. Skuadra ka shënuar vetëm 1 gol dhe ka pësuar 4 në Bundesliga 2. Mirëpo Drejtori Sportiv, Joti Chatzialexiou kujton fazën e parë të sezonit të kaluar ku skuadra humbi 6 ndeshje rradhazi ndërsa në fazën e dytë ishte në gjëndje të rekuperonte dhe luante për vendin e parë. Në kundërshtim me ambjentin që e rrethon, Chatzialexiou vlerëson faktin që Klose dhe stafi i tij po punojnë në zhvillimin e emrave të rinj në skuadër. Ai kërkon durim dhe besim si dy elementë të rëndësishëm për ta mbajtr ekipin të bashkuar. Klose një vit më parë u rendit të në vendin e 10 por nën drejtimin e tij Nurnberg rriti një sulmues si Stefanos Tzimas që u shit te Brighton për €25m. Chatzialexiou kujtoi se AND e klubit përcakton zhvillimin e të rinjve dhe shitjen për grumbullimin e të ardhurave që shërbejnë për daljen nga kriza financiare.