Katër ndeshje, katër fitore: Hannover 96 ka marrë maksimumin në këtë start sezoni duke u shkëputur në krye të klasifikimit. Objektivi i tyre është rritja e diferencës nëpërmjet fitores ndaj Hertha BSC. Ata e nisën me fitoren 1-0 ndaj Kaiserslautern, për të vazhduar me 2-0 në Düsseldorf, 3-1 ndaj Magdeburg, dhe 2-1 kundër Holstein Kiel. Christian Titz mund të fitojë ndeshjen e 5 rradhazi ndaj kryeqytetasve që udhëhiqen nga ish traineri i Hannover 96, Stefan Leitl. “Heinz von Heiden Arena” ka shitur të gjitha biletat dhe të pranishëm do të jenë 49000 spektatorë. Mgjs Hertha ka vetëm 2 pikë në 4 ndeshje, Titz është i bindur se kundërshtari ka lojtarë cilësorë, të rrezikshëm në tranzicion dhe shumë të shpejtë në krahë. Ai nuk zbulon asgjë sa i përket formacionit por pritet që Hendry Blank të jetë një nga 3 mbrojtësit e të shtunës përkrah Ime Okon. Një lojtar i kuotuar si titullar është edhe Finn Benjamin Källman që ka shënuar 3 gola duke ardhur gjithnjë nga stoli. Titz është i kënaqur që ka në dispozicion lojtarë ambiciozë, të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre. Ai thotë se nuk është e lehtë të marrësh vendime me një skuadër ku numri i lojtarëve është i lartë. Por zgjidhjet vijnë vetëm nëpërmjet nivelit të lartë në stërvitje që parackton edhe titullarët e fundjavës.
