BUNDESLIGA 2, ELVERSBERG MERR KREUN

Sport

Elversberg u ngjit në krye të renditjes pas një fitoreje të madhe në transfertë ndaj Magdeburg, ndërsa Schalke e ndoqi në vendin e dytë pas një suksesi ndaj Arminia Bielefeld. Ndërkohë, Nuremberg dhe Miroslav Klose morën një fitore dramatike në Düsseldorf. Edhe Dynamo Dresden zhvilloi një ndeshje spektakolare me Karlsruhe-n, që përfundoi me gjashtë gola. Elversberg regjistroi fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit, duke shënuar katër herë ndaj Magdeburg, që ndodhet në fund të tabelës. Schalke 04 e vazhdoi formën e mirë me dy gola në pjesën e parë, të mjaftueshëm për të mposhtur Arminia Bielefeld, e sapongjitur nga kategoria e 3. Trajneri i ri i Bochum, Uwe Rösler, ndoqi nga shkallët e stadiumit humbjen e gjashtë rradhazi që skuadra e tij pësoi kundër Kaiserslautern. Kryesuesit e fundjavës së kaluar, Darmstadt, u ndalën në barazim në transfertë nga Holstein Kiel, duke i dhënë fund serisë prej tre fitoresh radhazi. Hannover 96 i Christian Titz humbi avantazhin dy herë ndaj Fürth, duke u detyruar të pranonte barazimin 2-2 në një përballje plot emocione. Në një tjetër ndeshje dramatike, Jakob Lemmer shënoi në shtesë duke i dhënë një pikë Dynamo Dresden në barazimin 3-3 kundër Karlsruhe-s, që po kalon një formë të shkëlqyer. Pas fitores 3-0 ndaj Nuremberg javën e kaluar, Hertha Berlin priti Preußen Münster, që po ashtu vinte nga një fitore, ndërsa pritja e Düsseldorf për një fitore në shtëpi vazhdon, pasi një gol i vonë i Finn Becker i dha Nurembergut tri pikë të arta. Në fund, Paderborn u ngjit përkohësisht në krye të tabelës, pas një fitoreje ndaj Eintracht Braunschweig, që nuk ka shijuar sukses në kampionat që nga java e dytë.