SV Elversberg ndodhet në krye të tabelës – dhe një nga arsyet kryesore për këtë fillim spektakolar të skuadrës nga Saarlandi është një lojtar që pak kush e priste para sezonit: sulmuesi 22-vjeçar Younes Ebnoutalib, i cili u transferua në janar nga FC Gießen për rreth 100,000 euro. Duket e pabesueshmja që ai ishte pa klub nga Janari deri në Korrik 2024, pas ndërprerjes së kontratës me Perugia-n në Apenine.
Në sezonin e parë të plotë si profesionist, Ebnoutalib ka shpërthyer te Elversberg. Ai realizoi tregolëshin e parë në fitoren 6-0 kundër Fürth, pasi më herët kishte shënuar tre dygolësha në ndeshjet e këtij sezoni në Bundeslig 2 – duke arritur në 9 gola pas 9 ndeshjeve. Aktualisht golashënuesi më i mirë, ai përfiton shumë nga fiziku i tij i fuqishëm, i ndërtuar përmes përgatitjes në sportet luftarake.
Ai ka kontratë me Elversberg deri në vitin 2028 dhe pritet të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit. Në futbollin gjerman dhe evropian, ai tashmë konsiderohet si një “lojtar për t’u ndjekur.” Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm dhe po diskutohet gjerësisht në Bundesliga. Sipas shtypit gjerman, Elversberg kërkon mes 6 dhe 8 milionë eurove për të.
Thuhet se gjysma e klubeve të Bundesligës po e ndjekin Ebnoutalib-in, dhe priten kontaktet e para me drejtorin sportiv Ole Book (39) që në këtë merkato dimri.