Lajme jo të mira për Fortuna Düsseldorf: Sotiris Alexandropoulos është dëmtuar gjatë stërvitjes dhe do të mungojë për një periudhë të pacaktuar.
Një opsion më pak në mesfushë për trajnerin e ri të Düsseldorf-it, Markus Anfang. Siç njoftoi klubi të martën, afrimi i verës Sotiris Alexandropoulos pësoi një çarje të muskulit gjatë stërvitjes së të hënës dhe do të mungojë “deri në një njoftim të dytë”.
Greku iu bashkua Fortuna-s nga Sporting i Lisbonës në fillim të Korrikut, në huazim 1 vjeçar me opsion blerjeje, dhe ka luajtur në të gjitha ndeshjet zyrtare deri tani. 6 prej tyre si titullar ku është vlerësuar me notën mesatare 3.83. Në debutimin kundër Eintracht Braunschweig, Alexandropoulos e nisi nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 85-të në vend të Tim Breithaupt, por 23-vjeçari nuk mundi ta shmangte humbjen 2-1.