BUNDESLIGA 2, BOCHUM SHKARKON TRAINERIN

Sport

Starti i dobët në Bundesliga 2 detyroi Bochum të shkarkojë trainerin Dieter Hecking Drejtorin Menaxhues të Sportit, Dirk Dufner. Aktualisht klubi nga Ruhr-i është në vendin e 16 me 3 pikë pas 5 javëve. Në njoftimin zyrtar klubi konfirmon se vendimi u mor pas një analize të situatës sportive. Bochum falenderon Dieter Hecking që mori drejtimin e Bardh e Bluve dhe stabilizoi situatën në sezonin e kaluar. Gjithashtu edhe Dirk Dufner që mbërriti në “Castroper Straße” në muajin Prill. Ish traineri i Wolfsburg, Borussia Mönchengladbach dhe Hamburg, Hecking u emërua Nëntorin e kaluar por nuk e ruajti dot mbijetesën në Bundesliga. Bochum mundi Elversberg 2-0 në startin e sezonin 2025/26 por humbi 4 ndeshje rradhazi më pas, të fundit 1-0 në Paderborn të premten e shkuar. Traineri i skuadrës, U19 David Siebers që punon prej 11 vitesh në klub, është komanduar deri në një njoftim të dytë.