BUNDESLIGA 2, BAUMAN SHKARKON MANGA-N TE SCHALKE 04

Sport

Qetësi te Schalke 04? E pamundur! Megjithëse skuadra regjistroi fitoren e katërt në sezon dhe ndodhet në vendin e pestë në Bundesliga 2 – madje me mundësinë për të kapur kreun e tabelës kundër Fürth – situata brenda klubit është trazuar nga një tjetër lëvizje e papritur. Drejtori sportiv Frank Baumann, njoftoi shkarkimin e planifikuesit të skuadrës, Ben Manga. Vendim që e befasoi edhe vetë atë pasi kishte planifikuar një udhëtim skautimi në Kili këtë fundjavë.

Sipas shtypit gjerman, prej kohësh kishte dyshime për punën e Manga-s: afrime të dobëta në merkato, zgjedhja e gabuar e trajnerit Kees van Wonderen sezonin e kaluar, mënyrë e çrregullt pune dhe mungesë lidershipi. Madje, gjatë verës pati zëra që kërkonin largimin e tij para fillimit të kampionatit.

Mirëpo Baumann vendosi ta vlerësonte vetë situatën  përpara vendimit të që mori mbështetjen unanime të bordit drejtues dhe atij mbikëqyrës. Shkarkimi do t’i kushtojë financiarisht Schalke-s. Manga kishte kontratë deri në vitin 2027 dhe falë një klauzole në marrëveshje, do të përfitojë rreth 800 mijë euro si kompensim. Ndërsa në dhomat e zhveshjes, duket se po merr formë një mentalitet fitues.

Tre lojtarë janë bërë pjesë e këshillit të skuadrës: blerja e re Timo Becker, portieri Loris Karius dhe talenti premtues i klubit, Max Grüger. Por udhëheqësi absolut mbetet i pandryshuar – kapiteni Karaman – i cili së bashku me Ron Schallenberg plotëson këtë komitet të rëndësishëm.