Ana Ivanovic ka vendosur të tërhiqet nga sporti i tenisit. Tenistja serbe i surprizoi të gjithë me postimin e saj në “Facebook”, ku bëri të ditur vendimin e saj.
“Kam vendosur të tërhiqem nga tenisi profesionist, është e kotë të vazhdoj sepse nuk po arrij më të luaj në nivelet të larta, kështu që është momenti i duhur për t’u tërhequr. Ka qenë një vendim i vështirë pasi kam filluar të luaj tenis që në moshën 5-vjeçare duke parë Monica Seles nga televizori”, shkroi tenistja. Ana Ivanovic ka qenë numri 1 i Botës në klasifikimin e WTA për disa kohë dhe në 2008-n ka arritur të fitojë Roland Garros.