Bukayo Saka rinovon kontratën me Arsenalin

Sport

Buakyo Saka rinovon zyrtarisht kontratën me Arsenalin deri në vitin 2027-të. në fakt, plani klubit londinez, ishte që e zeza mbi të bardhë të hidhej pikërisht përpara mbylljes së këtij edicioni futbollistik dhe ashtu ka ndodhur.

Vetëm 21 vjeç, anësori i sulmit Saka, konsiderohet si një prej më të mirëve në pozicionin e tij, jo vetëm në Angli, por edhe më gjerë. Britaniku është një product i akademisë së Arsenalit, aty ku pjesë e ekipit të parë u bë në 2019-tën, e prej atëherë karriera e tij ka ardhur vetëm në ngjitje.

Në fjalët e tij, Saka është shprehur se ai ka rinovuar, sepse tek Arsenali, ka mundësi që të arrijë të gjitha synimet e karrierës futbollistike. Gjithashtu, djaloshi është mëse i kënaqur edhe me njerëzit me të cilët punon në klub, e pikërisht një gjë e tillë, e ka shtyrë atë t’i thotë “po” propozimit të klubit.

Saka konsiderohet si e ardhmja e klubit dhe një prej lojtarëve të boshtit në skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta, që në edicionin e ardhshëm do tentojë të rivalizojë për titullin kampion në Angli. Gjithashtu, rikthimi në Champions League, është njëkohësisht një arritje e madhe për Gunners, kompeticion në të cilin, Bukayo Saka do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij si futbollist.

Sa i përket rinovimit të kontratës, në të vërehet gjithashtu edhe një ndryshim drastic i termave financiare. Në marrëveshjen e mëparshme, Saka përfitonte vetëm 80 mijë euro në javë, ndërsa në të renë, të ardhurat e tij shkojnë më tepër se 230 mijë euro në javë.

Sa i përket edicionit futbollistik actual, Saka ka luajtur 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Arsenalin, teksa ka kontribuar gjithësej me 25 gola, nga të cilët, 14 janë finalizime dhe 11 asiste.