Ndonjëherë edhe kthehen….. Njësoj si për Leonardo Bonuccin, vetëm një vit zgjati “emigrimi” i Gigi Buffon, i cili pas sezonit të kaluar në Paris ka vendosur të riveshë përsëri fanelën e Juventusit. Tashmë, në rolin e zëvendësit të Sheznit në tentativën që të fitojë të paktën një Champions League, për të nisur më pas një karrierë si drejtues përkrah presidentit Andrea Anjeli, i cili mësohet se ka qenë njeriu vendimtar për këtë kthim të Xhixhit me bardhezinjtë. 41-vjeçari ka kryer të enjten vizitat mjekësore, aty ku për ta pritur kanë dalë qindra tifozë, të cilëve Bufon nuk u ka kursyer autografë dhe selfie. Teksa për të, gjithashtu janë rezervuar korre mbështetëse nga ana e fansave. Ai ka pranuar një kontratë 1-vjecare, nga e cila do të përfitojë 1.5 milionë euro, plus bonuse.
Në akord do të ketë edhe një klauzolë të veçantë që lidhet me aktivizimin në të paktën 8 ndeshje kampionati. Objektivi i tij është të kapërcejë Paolo Maldinin, duke fiksuar rekordin e ri të aktivizimeve në Serinë A që mbahet nga drejtuesi aktual i Milanit, me 647 takime kundrejt 640 që Bufon për momentin. Këtyre ndeshje pritet t’i shtohen edhe të paktën 2 sfidave në të cilat duhet të marrë pjesë në Champions League. Por mbi të gjitha, Xhixhi do të luajë një rol ndihmësi për Mauricio Sarrin, në menaxhimin e një ambienti brenda skuadrës të cilin 41-vjeçari e njeh më mirë se kushdo tjetër prej të paktën 18 vjetësh.