Buffon i dyzuar për të ardhmen; qëndron tek PSG ose merr rol drejtuesi tek Juventus!

Sport

buffon
Gianluigi Buffon siguroi një tjetër trofe në karrierën e tij me PSG që u shpall kampione e Fracnës për këtë sezon. Portieri veteran gjithësesi ka qenë i kritikuar nga shumë tifozë të skuadrës franceze, kryesisht për shkak të eleminimit nga ‘Champions League’ ndaj Manchester United. Italiani ka një kontratë që e lejon të luajë më PSG edhe në sezonin e ardhshëm, por e ardhmja e tij tashmë është në dyshim. Zërat e shumtë që lidhin kampionët e Francës me një transferim të David de Geas mund të jetë një sinjal për një largim të mundshëm të Buffon. Nëse në fund, drejtuesit parizienë do të respektojnë kontratën, atëherë Buffon duket i kënaqur për të shpenzuar edhe 1 vit në kryeqytetin francez. Por edhe nëse divorci mes palëve ndodh që këtë verë, 41-vjeçari ka gati alternativën për të ardhmen.

buffon2

Mediat italiane kanë folur për një rol drejtuesi që Buffon mund të marrë tek ish-skuadra e tij, Juventus. Madje thuhet se bardhezinjtë e kanë bërë me kohë propozimin e tyre dhe se janë të gatshëm të presin edhe 1 sezon tjetër, nëse portieri vendos të luajë edhe një vit me PSG. Gjithësesi, duket se fatin e 41-vjeçarit do e vendosë PSG, që ka të drejtën të aktivizojë opsionin e rinovimit për vit me Buffon. Ky i fundit gëzon mbështetjen e trajnerit Thuchel dhe ka marrëdhënie të mira me shokët e skuadrës, por dëshira e drejtuesve të PSG për të patur sukses në Europë, mund të shtyjë në një largim të Buffon, për t’ja lënë vendin ardhjes së mundshme të De Geas, apo të një portieri tjetër të klasit botëror.