Bruno Genesio, trajneri i Lyon pranon se Manchester City mbetet favorite

Sport

bruno gen

Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj sfide. Luajmë ndaj një prej skuadrave më të forta në Evropë si Manchester City, por jemi mësuar me këtë gjë, më këtë lloj presioni. Ky është një kompeticion ku luajnë më të mirët ndaj nuk kemi pse të humbim besimin, pasi çdo ndeshje këtu është e vështirë. Ndaj Cityt na duhet të luajmë ndeshjen perfekte për të arritur një rezultat të mirë. Ata kanë një trajner që është shembull për të gjithë të tjerët dhe një nga strategët më të mirë që kam parë ndonjëherë. Për të arritur objektivat tona e për t’u kualifikuar më tej, na duhet që të japim më të mirën në çdo ndeshje. Në Champions League nuk ka vend për gabime. Janë shumë pak ndeshje që duhet të luhen me përqendrim maksimal. Ne i dimë pikët tona më të forta dhe do të përpiqemi t’i nxjerrim në pah edhe në këtë sfidë, ndonëse përballë një skuadre thuajse perfekte si City, diçka e tillë është shumë e vështirë. Do të na duhet të shfrytëzojnë çdo gabim që kundërshtarët tanë do të bëjnë, gjithmonë nëse do të ketë raste të tilla. Do të jetë një sfidë që mendoj se do vendoset nga pozicionimet e skuadrave në fushë dhe nga reagimi në momentet që presioni i kundërshtarit është i lartë. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe uroj që të bëjmë më të mirën e mundshme.