Bruno Fernandes do të rinovojë kontratën me Manchester United. Që prej mbërritjes në Janarin e 2020-tës, portugezi është kthyer në një lojtar të rëndësishëm në Old Trafford, aqsa mban në krah edhe shiritin e kapitenit, diçka që i është besuar një trajneri Erik Ten Hag. Siç bëhet me dije, kontrata e re do të rinovohet për 3 sezone, deri në 2027-tën, me mundësi përditësimi edhe për një tjetër vit. Veç kësaj, në paketën e re, do të ketë një përmirësim të ndjeshëm të termave financiarë, aqsa 29 vjeçari do të kthehet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës. Për momentin, më të paguarit në ekipin e United janë Marcus Rashford dhe Casemiro, të cilët arkëtojnë të dy, përkatësisht nga 440 mijë dhe 410 mijë euro në javë. Për momentin, fantazisti Bruno, 290 mijë euro në javë. Përgjatë kohëve të fundit, ish-futbollisti i Sportingut ka qenë vazhdimisht në qendër të merkatos, teksa për të nuk mungoi interesi edhe nga Arabia Saudite. Gjithësesi, vetë lojtari është i bindur se ëndrra e tij ka qenë dhe vijon të mbetet vetëm Manchester United.