BROJA RIKTHEHET NE “RADARIN” E NJE MILANEZEJE

Sport

Nuk duket se ekziston vetëm Mehdi Taremi në planet e Interit për merkaton e janarit. Zikaltërit duken se po vëzhgojnë edhe një profil tjetër interesant për sulmin dhe bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Kombëtares tonë, Armando Broja, i cili ka qenë më parë edhe objektiv i Milanit. Kontaktet e drejtuesve të Interit me ata të Chelsea nuk janë ndërprerë asnjëherë që prej cështjes Lukaku, që nuk ka cenuar asgjë në këtë drejtim. Kështu që sidomos me rikthimin e Nkuku pas dëmtimit, nmuk përjashtohet një huazim i mundshëm i Brojës, pse jo drejt zikaltërve. 22-vjecari, që në kurrikulumin e tij ka përvoja edhe me Viteshen dhe Southempton, do të përfaqësonte një investim  në optikën e së ardhmes, ndërsa do të përshtatej më së miri edhe me Lautaro MArtinez për karakteristikat që zotëron.  Mbetet të shihet sesi do të zhvillohen ngjarejet.

Ndërkaq, vetë Broja i kthyer në grimbullim edhe me Shqipërinë, ka luajtur ndeshjet e tij të para pas gati 1 viti me Çelsit, duke shënuar rikuperimin nga një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës për rreth 10 muaj. Një çlirim për lojtarin, por edhe për tifozët e shumtë të bluve e sidomos Kombëtares shqiptare, që pritnin me padurim ta shikonin përsëri atë në fushë. E ndonëse Broja ka luajtur dhe ka shënuar me blutë e Londrës në këto ndeshje, për një ikonë të klubit londinez si Frank LeBëf, ai nuk është ende gati për të qenë titullar i Chelsea. Duke folur për mediat angleze, ish-futbollisti francez i Çelsit, ka bërë të ditur se sheh padyshim Nkunku si emrin që mund të bëjë diferencën te kjo skuadër. “Unë lutem që Nkunku të kthehet shumë shpejt, pasi nuk më ka bindur ende Broja. Ai për më tepër është kthyer nga dëmtim ndaj do t’i duhet kohë. Xhekson, po, po tregohet më mirë. Por nga ajo që kam parë nga Nkunku në shumë vite, ai mund të bëjë vijën e avancuar shumë konkurruese”, kanë qenë fjalët e LeBëf.