U detyrua t’i shohë nga televizori dy ndeshjet e Kombëtares, me Cekinë dhe Poloninë. Por tashmë, kjo fundjavë pritet të shohë rikthimin në fushë të Armando Brojës, që kështu do të nisë rrugëtimin e tij edhe te përfaqësuesja kuqezi, ndoshta për sfidën e tetorit ndaj cekëve. Në fakt, ndoshta mungesa e tij në kombëtare në fakt nuk është ndjerë shumë, megjithatë, rëndësia e tij është jo e vogël në radhët e kuqezinjve, për shkak të karakteristikave të vecanta që ka.
Gjithsesi, përpara duhet të kthehet me regjim të plotë tek Chelsea aq më tepër pasi sulmi i bluve të Londrës nuk është në maksimumin e vet, të paktën me aq sa ka treguar në javët e para të Premier League. POchetino pritet të mbështetet tek ai, ndonëse vështirë se do t’i japë besim që nga fillimi në ndeshjen me Burnemuthin. Ingranimi i tij, natyrisht do të jetë gradual, pse jo me synimin që pas disa javësh të jetë ai zgjedhja e parë. Sigurisht, në varësi edhe të asaj që Broja do të japë në fushë, në një skuadër që ka për të perfeksionuar mekanizat e lojës përderisa ka ndryshuar jo pak lojtarë. “Countdoën”-i ka filluar për Armando Brojën, që të dielën pritet të hidhet në fushë, si fillim ndoshta për disa minuta. Pochetino ka besim tek ai. Jo më kot trajneri argjentinas refuzoi të gjithë ofertat e ardhura për talentin e Kombëtares kuqezi.