BROJA KERKON LARGIMIN NGA CHELSEA

Sport

Skenarët që flisinin për shansin që do t’i japë Pochetino në këtë fillim sezoni, tashmë kanë ndryshuar. Pas ardhjes së Nicolas Jackson në “Stamford Bridge” duket se e ardhmja e Armando Brojës është gjithnjë e më larg Chelseat. Pas shumë lojtarëve të larguar nga “Blutë e Londrës” duket se i radhës mund të jetë 21-vjeçari kuqezi. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga mediat angleze, sulmuesi i kombëtares shqiptare, do të ketë pak mundësi që të gjejë hapësira në radhët e bluve nën drejtimin e Mauricio Poçetinos dhe për këtë arsye, kërkon një skuadër që të luajë rregullisht.

Broja i mungon fushave të blerta që nga Kupa e Botës, për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju. Edhe pse e la pas dëmtimin dhe është i gatshëm të marrë urdhërat e Mauricio Pochettino-s, shqiptari duket se ka përfudnuar i fundit në hierarkinë e zgjedhjeve të teknikut argjentinas të Chelsea-t. Prandaj po kërkon një ekip ku të luajë më në vazhdimësi, për të rigjetur formën më të mirë fizike pas dëmtimit që pësoi në dhjetor dhe e la jashtë fushave të lojës për gjysmën e dytë të sezonit që u mbyll.

në këtë siutatë, përfaqësuesit e Armando Brojës po shikojnë për mundësitë dhe ofertat që vijnë në drejtim të lojtarit. Katër janë ekipet e bëra të ditura që janë të interesuara për sulmuesin shqiptar. Burnley, Uest Ham, Crystal Palace dhe Brentford janë të gatshëm të bëjnë ofertë për Brojën. Por këto nuk janë të vetmit, pasi ka edhe skuadra të tjera jashtë Anglisë – vecanërisht në Serinë A italiane – që interesohen për lojtarin e kombëtares shqiptare të futbollit.Nuk përjashtohet që Broja të huazohet përsëri, por në rast largimi, lojtari dëshiron transferim të përhershëm.