BROJA GEZON PER KOMBETAREN DHE PRET RIKTHIMIN

Sport

Armando Broja nuk zbret në fushë për një ndeshje zyrtare që prej dhjetorit të shkuar, kur dëmtoi ligamentin në ndeshjen miqësore përballë Aston Villas. Mirëpo prej disa javësh, Sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares shqiptare është rikthyer në stërvitje me skuadrën e parë të bluve të Londrës. Madje pritet që shumë shpejt të nisë një “betejë” me Nicolas Jackson për vendin e titullar të sulmit. Lojtari i ardhur nga Vilareali e ka nisur sezonin si titullar, mirëpo nuk po bind pasi po shpërdoron shumë raste përpara portës. Kështu që Broja mund të përfitojë, për të pasur më shumë shanse aktivizimi nga trajneri Pochestino.

Ndwrkohw qw ka festuar nw rrjetet sociale fitoren e Shqipwrisw me njw “What a win” (Cfare suksesi!), nga ana tjetwr sipas mediave angleze, rikthimi i sulmuesit të Shqipërisë, është shumë pranë dhe mund të ndodhë që në ndeshjen e ardhshme që Chelsea do të luajë në Premier League.

Londinezët më 17 shtator kanë në program sfidën me Burnemuth të vlefshme për javën e pestë të kampionatit dhe është pikërisht në këtë pëballje pritet të rikthehet Broja, pse jo duke qenë menjëherë pjesë e repartit ofensiv të skuadrës. Me pak fjalë duket se pritjes i ka ardhur fundi. Armando broja mund të konsiderohet i rikuperuar dhe tashmë prej ditësh po stërvitet intensivisht për t’u rikthyer në fushë në sfidën e ardhme në Premier League. Edhe Pochetino do të ketë një armë më shumë në repartin e sulmit, teksa ka qenë vetë trajneri argjentinas që ka konfirmuar rikthimin e Brojën  në fushë pas pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve.