Armando Broja ka marrë jo pak kritikuar për paraqitjen e një nate më parë në ndeshjen e Kupës, ku e nisi titullar për Bërnlin. Sulemuesi kuqezi i cili u ble me bujë në merkaton e verës, nuk arriti të linte shenjën e tij në mbrëmjen e djeshme. Ai shpërdori dy raste të mira në këtë ndeshje, ku trajneri Parker pranoi se qëllimi kishte qenë t’u jepeshin mundësi të tregonin veten lojtarëve që kishin qenë më pak në fushën e lojës në kampionat. Megjithatë, bilanci për Brojën nuk ka qenë i mirë në këtë sfidë, pasi në mediat që i kushtohen klubit, si “Burnely Express”, komentet për të nuk kanë qenë pozitive. “Dukej përsëri i ndryshkur. Ndoshta duhet të kishte bërë më mirë kur u nis i vetëm drejt portës për t’u ndalur nga portieri me këmbë”, ishte vlerësimi për paraqitjen e Brojës, të cilit i ishte vënë nota 5 nga portali në fjalë i cili i kushtohet plotësisht klubit britanik. Sa u përket statistikave të tij në ndeshje, Broja kishte 24 herë kontakt me topin gjatë 78 minutave në fushë. Ai bëri tre gjuajtje në katërkëndor me njërën prej tyre që u bllokua nga mbrojtësit, fitoi vetëm 3 nga 9 duelet me kundërshtarët, ndërsa bëri 10 pasime të sakta në 12 tentativa.
