Eric Roy (Brest):
“Eshtë një përballje, ku diferencat mes dy skuadrave mendoj se janë të rëndësishme. Parizienët janë një ekip që nuk mund t’u lexosh lojën, pasi janë të paparashikueshëm. KJo natyrisht që komplikon sfidën për të besuarit e tij. Kanë aftësi për të menaxhuar ndeshjen më së miri. Nëse në gjirin e tyre janë emra si Barcola, Dembélé, Doué, Kvara dhe Kang-In Lee, sigurisht që është e qartë se bëhet fjalë për ekip me lojtarë të nivelit të lartë.
Është e vështirë të parashikosh sesi do të luajnë, sepse Luis Enriques i pëlqen të ndryshojë pozicionet e lojtarëve. Ai përpiqet që të mos japë pika referimi për kundërshtarët. Kështu që ne përpiqemi të përqendrohemi në këtë. Vetëm për shkak se kemi statistika negative ndaj Paris SG, nuk mendoj se jemi të mposhtur paraprakisht, që pa nisur ndeshja. Nga ana jonë, lojtarët tanë mund të përfshihen në një lojë thyerjeje rekordesh, cka do të ishte stimuluese. Nëse ne mund ta bëjmë atë që kundër Parisit, atëherë do të ishte shumë mirë”.
Soumaïla Coulibaly (lojtar i Brest):
“Është një krenari që do të sfidoj Parisin, ku kalova pesë vite të mrekullueshme. Është pjesërisht falë Paris SG-që jam këtu ku jam sot. Tani, me Brest jam gati të jap gjithçka në fushë dhe të përballojmë këtë takim në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk duhet të kemi frikë nga sulmi i tyre. Ata janë lojtarë shumë të mëdhenj, por ne do të përpiqemi të bëjmë diçka. Ndihemi shumë mirë të gjithë bashkë. Nuk ka dallime mes nesh. Unë jam nga të vetmit që kam luajtur edhe më parë në Champions League, por kemi një grup me përvojë që kanë mbi supe shumë ndeshje të kampionatit francez, apo edhe në kampionate të tjera”.
Luis Enrqiue (trajner i PSG):
“Champions League është një kompeticion i rëndësishëm për ne. Do të jenë dy ndeshje nga nëntëdhjetë minuta dhe duhet të fitojmë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi të përqendruar vetëm në fitore. Jemi të vetëdijshëm se kjo është një përballje e veçantë, sepse luajnë dy klube franceze dhe vetëm një do të kalojë më tej. Ne jemi favoritë, por futbolli është plot surpriza, prandaj duhet të jemi mjaft të kujdesshëm dhe të vëmendshëm për të bërë gjithcka në mënyrën e duhur.
Do të thoja se Brest ishte një nga ekipet më të mira në Francë sezonin e kaluar. Si shpërblim, arritën të marrin pjesë për herë të parë në Champions League. E madje arritën të mbërrijnë deri këtu, me paraqitje mbresëlënëse gjatë fazës së ligës. Në aspektin futbollistik, nuk e di çfarë do të ndodhë në këtë përballje kundër tyre.
Të gjithë e dimë rëndësinë e kësaj sfide dhe se çfarë do të thotë për klubin që të shkojë më tej në kompeticion. Ekipi që luan më mirë nuk fiton gjithmonë. Duhet të bëjmë kujdes, sepse Brest mund të na ndëshkojë, prandaj duam të përgatitemi sa më mirë në të gjitha fazat e lojës dhe jo vetëm në atë të sulmit”.
Nuno Mendes (mbrojtës i PSG):
“Mund të them se nuk do të jetë e lehtë të luajmë ndaj një skuadre, që do të mendojë vetëm të mbrohet ndaj nesh. Por ja që e dimë të gjithë, se kjo është Liga e Kampionëve. Këtu në këtë kompeticion, çdo detaj është i rëndësishëm. Nëse ne nuk do të bëjmë atë që duhet, sigurisht Brest mund të na ndëshkojë. Ata janë një ekip i mirë, kanë lojtarë me nivel cilësor jo të vogël. Nëse e lëmë Brestin të luajë lojën e tij, sigurisht që do të na lëndojnë. Prandaj përvece të sulmojmë, duhet të jemi të kujdesshëm edhe për t’u mbrojtur më së miri”.