Bremer: Do luftojmë për titull

Sport

Juventusi nuk do të marr pjesë në kompeticionet europiane, dicka që nuk i ndodhte nga sezoni 2010-2011, pikërisht sezoni i parë i Contes, në fund të atij sezoni pa Europë, bardhezinjtë fituan titullin e parë të një serie të jashtëzkonshme prej 9 titujsh kampion rradhazi. Fakti që nuk do të luaj në Europë nuk e shqetëson  Gleison Bremerin, edhe pse verën e shkuar erdhi nga Torino tek Juvja për të luajtur sa më shumë në Champions, ai nuk shfaqet i zhgënjyer, por shpalos objektivin sezonal.

“ Juventusi është gjithmonë Juventusi, më ose pa Champonsin. Në jemi në fazë rindërtimi dhe synojmë që ta mbyllim mes 4 të parave , megjithatë në rrugë  e sipër asnjëherë nuk i dihet, mund të shohim edhe nga titulli kampion. Do kemi më shumë kohë të përgatitemi gjatë javës dhe synojmë gjithashtu edhe Kupën e Italisë”- deklaroi braziliani, i cili edhe pse pati oferta vendosi të qëndronte tek “Zonja e Vjetër”

“Premier League është një kampionat i rëndësishëm, por unë dua të qëndroj tek Juventusi sepse është klubi më i madh në Itali, për momentin po mendoj vetëm për Juven, pastaj në të ardhmen të shohim c’do të ndodhë”-u shpreh qëndërmbojtësi i cili në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë zbriti në fushë në 43 ndeshje gjithsej duke shënuar 5 gola. Me aneksimin e Bonuccit, ai pritet të ketë gjithnjë e më tepër rolin e një lideri tek “Zonja e Vjetër”.