Breitner sulmon Hoennes e Rummenige: Janë për turp!

Sport

breitner
Reflektimi i gjatë që erdhi me rastin e pauzës e Kombëtareve, sikur ka shërbyer për të vënë gjërat në rregull. Të paktën kështu duket. Pas 4 rezultateve negative radhazi, Bayern dha shenja rimbëkëmbjeje. Mirëpo s’është e thënë që suksesi i fundjavës kundër Volsburg të jetë shenjë që bavarezët e kanë hedhur krizën pas krahëve. Edhe sepse të fitosh 3-1 duke qenë me 10 vetë, mund të jetë shenjë force, por nga ana tjetër fsheh problemet sa i takon mungesës së qetësisë në skuadër. Për të sheshuar disi ato shërbeu konferenca për shtyp e mbajtur nga triumvirati Rummenige, Hoenes e Salihamidzic, që sulmuan mediat, duke dalë në mbrojtje të skuadrës: “Nuk do të lejojmë përhpjen e lajmeve degraduese”, ishte përmbledhja e konferencës, ku u deklarua se klubi bavarez tani e tutje do të ndërmarrë aksione ligjore, kundrejt atyre ekspertëve apo ish-lojtarëve, që nuk njohin limite në kritika.

auto regular 16 9 658x3701498863156
Në fakt, ajo konferencë sikur ka ndezur më shumë klimën rreth kampionëve të Gjermanisë. Aq sa e ka pasur të pamundur të mos ndërhyjë edhe një legjendë si Paul Breitner, i cili nuk ka kursyer drejtuesit, duke thënë se “Rummenige dhe Hënes kanë çuar dëm të gjithë punën që Bayern ka bërë në vitet e fundit, për të larguar imazhin si arrogant. “Në 48 vjet të kaluara me klubin nuk kam menduar se mund të arrinin të shfaqnin një dobësi të tillë. Vërtet duhet t’u vijë turp”, kanë qenë fjalët e fort të Breitner. Me pak fjalë, modeli i soliditetit që ka krijuar klubi bavarez ndër vite, duket se po shkërmoqet si një kështjellë rëre. E vetmja gjë që ka mbetur është të shpëtohet dicka përmes rezultateve në fushë.

800 1532086734