Brazilin e shqetëson sërish Neymari, mungoi në stërvitjen e së hënës

Sport

neymar brazil

Brazili i trajnerit Tite vazhdon të jetë i shqetësuar për gjendjen që ka ylli i skuadrës, Neymar. Sulmuesi i PSG-ës, i mungoi stërvitjes së të hënës, kjo pas një goditje që pësoi në ndeshjen me Zvicrën. Ky fakt bëri që shtypi ndërkombëtar të niste një seri raportimesh mbi gjendjen e 26-vjecarit. “O Ney” qëndroi larg fushe për 80 ditë pas lëndimit që pësoi me PSG më 26 shkurt. Menjëherë pas rikthimit më 18 maj, ai u lëndua sërish dhe kësaj radhe qëndroi pushim për 14 ditë, për t’iu riktheyr stërvitjes më 1 qershor. Por ja ku jemi 19 ditë më pas dhe e njëjta gjendje ripërsëritet.

neyyy

Neymari nuk u pa në fushën e stërvitjes ditën e hënë dhe shtypi e lidhi këtë mungesë të tijën me një goditje që pësoi në përballjen e barazuar 1-1 me Zvcirën. Por në fushë munguan gjithashtu Paulinho dhe Thiago Silva, të cilët mbetën në palestrën e hotelit ku është vendosur Brazili në Sochi. Sipas të dhënave të nxjerra nga kontaktet me skuadrën, lojtarët në fjalë kanë kryer stërvitje individuale, teksa 20 të tjerët ishin pjesë e një stërvitjeje të zakonshme. Neymar mbetet lojtari më i përfolur, që prej transferimit te PSG për 222 milionë euro. Ai konsiderohet lojtari kyc i Brazilit. Presioni është i jashtëzakonshëm, sidomos pas barazimit me Zvicrën. Pesë herë kampionëve të Botës i duhet me patjetër të marrë rezultat të plotë ndaj Costa Ricas që të mbetet në lojë për vendin e parë.