Brazilianët më të mirë pas Pele, Neymar nuk figuron në ´Top 10´!

Sport

Pele konsiderohet nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave dhe prej largimit të tij nga sporti më popullor në botë, të shumtë kaq qenë yjet që kanë kërkuar të vendosin të njëjtin emër në historinë e Brazilit. “ESPN Brazil” ka zhvilluar një sondazh në bashkëpunim me revistën braziliane “Placar”, ku kanë pyetur më shumë se 160 mijë tifozë të Brazilit për të renditur lojtarët më të mirë brazilianë që pas përfundimit të karrierës të Pele. Tre vendet e para mbahen nga Ronaldo, Ronaldinho dhe Romario. Të tre këta ia kanë dalë të shpallen kampionë bote me Brazilin dhe të dominojnë në rang klubesh. Ndërsa Neymar renditet vetëm në vend të 11-të, pas emrave të Falcao dhe Careca.

15471611274269

Në këtë listë nuk mungon as Rivaldo, Socrates e Kaka, lojtarë të cilët kanë shkruar histori. Aktualisht Neymar renditet si golashënuesi i tretë më i mirë i Brazilit, me 17 realizime larg 77 golave të shënuar nga legjenda Pele. Sa i përket krahasimit mes tyre, të shumtë janë ata që i kanë kritikuar duke thënë se përpara se të bëhet një krahasim i tillë, ylli i PSG duhet të fitojë fillimisht ‘Kupën e Botës’. Neymar u transferua me shumë bujë në Spanjë dhe arriti të fitojë shumë krah Messit te Barcelona. Por të qënurit në hijen e Messit nuk e ndihmonte yllin brazilian të përmbushte pritshmëritë ndaj tij, ndaj Neymar vendosi të transferohej tek PSG. Por edhe te kampionët e Francës, 27-vjeçari ka hasur vështirësi, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të shpeshta.