Brazili merr “Copa America”, Alvesh…

Sport

Me fitoren 3-1 të fiksuar të dielën në finalen ndaj Perusë, Selesao u bë për herë të nëntë fituese e Kupës së Amerikës, duke qenë ende larg 15 trofeve të fituar nga Uruguaji dhe 14 të Argjentinës. Gjithsesi, brazilianët mund të krenohen me Dani Alvesh, i cili jo vetëm u shpall lojtari më i miri i turneut amerikano-latin, por është edhe futbollisti me më numrin më të madh të trofeve të fituar, si askush tjetër. Kapiteni 36-vjecar i Brazilit ka fituar tri herë Champions League, dy herë Europa Ligën, katër herë Supërkupën evropiane, tri herë Kupën e Botes, një herë Serinë A, një herë Kupën e Italisë, gjashtë herë La Ligën, pesë herë Supërkupen e Spanjës, pesë herë Copa Del Rey, dy herë Ligën franceze si dhe 4 kupa të Francë, dy herë Kupën e Konfideratava dhe dy herë Kupën e Amerikës. Para se ta ngrite lart këtë kupë, në llogarinë e tij numëroheshin 39 trofe të fituar në total gjatë karrierës Kurse tani janë plot 40. I vetmi trofe që i mungon në palmaresin e tij është Kupa e Botës, trofeu më i rëndësishëm. Por një si Dani Alves nuk njeh limite dhe me siguri që do të synojë ta fitojë atë, pas 3 vitesh në Katar.

PORTO ALEGRE, BRAZIL – JUNE 27: Gabriel Jesus of Brazil is congratulated by team-mate Alisson after scoring the winning penalty in the shoot out following the Copa America Brazil 2019 quarterfinal match between Brazil and Paraguay at Arena do Gremio on June 27, 2019 in Porto Alegre, Brazil. (Photo by Chris Brunskill/Fantasista/Getty Images)