Fitorja e Brazilit në minutat e fundit ndaj Kosta Rikës ka zbuluar edhe problemet e brendshme të skuadrës së “Seleçaos”. Bëhet fjale për sjelljen e Neymar në fushën e lojës, që është kthyer në një çështje tek kampi brazilian.Numri 10 sillet si një superyll edhe para shokëve të skuadrës, të cilët kanë filluar ta urrejnë mënyrën se si ai vepron.
Pas sfidës me Kosta Rikën, një grup “veteranësh” të formacionit brazilian, mes të cilëve Tiago Silva, Marcelo e Miranda, kanë biseduar me Neymar dhe i kanë bërë të qartë para të gjithë ekipet se kjo sjellje që ai po tregonte në fushë ishte e papranueshme dhe se duhej të kërkonte falje. Lojtarët e kanë kritikuar si për sjelljen arrogante ndaj tyre, ashtu edhe për ofendimet ndaj gjyqtarit, pasi Nejmar ishte me fat që nuk mori të kuq.
Kjo “mbledhje” ka ndodhur me gjithë skuadrën e pranishme, por jo me trajnerin Tite. Neymar ka pranuar fajin dhe thuhet se u ka kërkuar falje lojtarëve të tjerë të skuadrës, ndërsa më pas ka takuar edhe trajnerin, të cilit i ka shpjeguar të njëjtat gjëra. Situata duket se është qetësuar, por sipas mediave, tashmë Neymar është izoluar thuajse nga të gjithë lojtarët e tjerë, me përjashtim të grupit brazilian që ka te PSG. Përjashto ketu Tiago Silvan, i cili i ka kërkuar që të mos i drejtohet më në mënyrën se si iu drejtua në sfidën ndaj Kosta Rikës, pasi përndryshe, gjërat do të trazoheshin keq tek kombëtarja braziliane.