Brazili fiton në fund me Kolumbinë

Sport

Vinicius Junior i jep fitoren Brazilit vetëm në momentet e fundit të ndeshjes ndaj Kolumbisë. Të dyja skuadrat u përballën me njëra-tjetrën, për fazën kualifikuese të Kupës së Botës dhe në Estádio Nacional, ishte pikërisht Brazili që triumfoi me rezultatin 2-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin të zotët e shtëpisë, me anë të Raphinhas në pika e bardhë e penalltisë që në minutën e gjashtë.

Mirëpo, ende pa u mbyllur pjesa e parë, afër fundit, kolumbianët barazuan me lojtarin e Liverpool, Luis Diaz. Përfaqësuesja braziliane është viktima e preferuar e Diaz, ndaj të cilës ka realizuar 4 gola, më shumë sesa ndaj çdo kombëtareje tjetër. Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazpeshë, nuk ishte i këtij mendimi Vinicius Junior, gjuajtja e të cilit nga distanca përfundoi në rrjetë dhe mori vlerën e 3 pikëve për skuadrën e tij. finalizmi pas 98 minutash e 21 sekondash lojë, ishte goli më i vonë i shënuar nga Brazili që nga Qershori i 2021-shit.

Në kushte si këto, Brazili ngjitet në kuotën e 21 pikëve në klasifikim, në vendin e dytë, kurse Kolumbia që tani ka pësuar 3 humbje radhazi, mbetet në vendin e 6 me 19 pikë.