Bravo: Si u trukua Juventus-Parma

Sport

ish-lojtari-ja-si-u-trukua-parma-juve hd
Akuza të rënda në lidhje me trukimin e një ndeshjeje të kampionatit italian Juventus-Parma ka ardhur nga ish-futbollisti francez, Daniel Bravo.
Faktikisht ishte sezoni 1996-1997, kur Juventusi u shpall kampion i Italisë me 65 pikë, dy më shumë se Parma. Në javën e tretë nga fundi, bardhezinjtë kishin në kalendar pikërisht sfidën me verdheblutë, në një ndeshje që mund të vendoste shumë për titullin, por që mbaroi 1-1, në sajë të autgolit të Zidane dhe barazimit të Amoruzos me penallti.
Mirëpo sipas Bravo, i cili në atë kohë luante te Parma, ndeshja u trukua: “Ishim në garë për titullin kampion, por në interval me një marrëveshje të përbashkët, u vendos të mbaronte barazim”, ka rrëfyer francezi për “Yahoo Sport”.
Ish-mefsushori, sot komentator televiziv, ka lëshuar kështu akuza të rëndë, duke shtuar të tjera detaje mbi trukimin: “Unë nuk kuptova dhe u thashë të tjerëve: Jeni të çmendur, kemi mundësi të fitojmë’. Ndërsa ata m’u përgjigjën: kështu bëhet në Itali, mos fut hundët’”. Faktikisht, francezi qëndroi në stol përgjatë të gjithë 90 minutave të asaj ndeshjeje.