Bottas vazhdon ta vuajë episodin e ndodhur në…

Sport

bottas
Valtteri Bottas ka humbur mundësinë për të korrur suksesin e parë sezonal pak ditë më parë, në garën e Rusisë, ku për shkak të urdhërave nga drejtuesit e Mercedes u detyrua të hapë krahun dhe të lërë shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton të fitojë. Për pilotin finlandez nuk ka qenë aspak e lehtë të kryente këtë veprim, por iu bind urdhërit dhe më pas iu desh të ruante Hamilton nga sulmet e Sebastian Vettel me Ferrari.

Valtteri Bottas 1026779
“Ka qenë një javë e vështirë, pasi kam menduar shpesh për atë veprim, duke hequr dorë nga fitorja për të mirën e skuadrës. Të paktën ngushëllohem me faktin se korrëm një fitore të dyfishtë, që na afron edhe më shumë me të dy titujt kampionë. Jemi në rrugën e duhur edhe pse gjithnjë është e vështirë të parashikosh se si do të shkojë gara. Shpresoj që situata për mua të jetë më e mirë në garën e ardhshme.” Valtteri Bottas do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës Mercedes edhe në sezonin e ardhshëm, por episode të tilla si ato në Rusi, vështirë se do të pranohen të përsëriten më nga finlandezi. Edhe shoku i tij i skuadrës, Hamilton është shprehur se nuk dëshironte që të fitonte në të atillë mënyrë, dhe se i është mirënjohës skuadrës së tij, por në veçanti Valetteri Bottas.