Botërori Rusi 2018, Islanda konfirmon bojkotin, asnjë politikan nuk do të shkojë në Moskë

Sport

boteror

Islanda konfirmon zyrtarisht bojkotin politik të Kupës së Botës në Rusi, kjo për solidaritet të situatës që po ka Anglia me rastin Srkipal. Ish-spiuni i dyfishtë u helmua me një agjent nervor në Salsbury duke trazuar jo-pak politikën. Britania e Madhe e ka konsideruar si një atentat të orkestruar nga agjentura ruse e Putinit, gjë që është mohuar kategorikisht nga Kremlini zyrtar. Megjithatë 22 vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë kanë mbajtur qëndrime diplomatike duke deportuar një numër të stafit diplomatik rus nga vendet e tyre. Pavarësisht kësaj tashmë po diskutohet edhe bojkoti i Botërorit. Pak javë më parë Boris Johnson e krahasoi Putinin me Adolf Hitlerin. Ai tha se Putini do ta përdorë Kupën e Botës njëjtë sikurse Hitleri përdori Lojërat Olimpike në vitin 1936-të.

rusi 2018

Diskutimet rreth pjesëmarrjes në botëror u ngritën edhe nga Teresa May. Ajo tha se anglezët do të bënin mirë të mos shkonin në Moskë me këtë klimë politike që po krijohet. Kështu asnjë zyrtar i lartë nuk do të shkojë në Rusi në verë, dhe tashmë Islanda ka vepruar njëjtë si qeveria britanike. Pavarësisht pjesëmarrjes asnjë zyrtar i këtij vendi nuk do të udhëtojë për atje. Në pritje të cfarëdolloj zhvillimi tjetër, shtypi ka analizuar cdo lloj mundësie duke nxjerrë në pah edhe bojkotin e mundshëm edhe nga skuadrat e përfaqësueseve gjë që do ta vinte seriozisht në diskutim organizimin e botërorit në muajin qershor.