Ky i Rusisë është një nga ato Botëror në kundërtendencë, në krahasim me ata të kaluarit. Mund të thuhet se ka dominuar loja spekulative, fizike dhe vertikale, me rezultatin 0-0 të vështirë për t’u arritur dhe me goleadat që nuk kanë munguar. Një tjetër faktor jokonstant në krahasim me edicionet e mërparshëm përfaqësohet nga dukuria, që përpara po ecin skuadra që zotërojnë një ‘bomber rrace’, që luan pothuajse vetëm në 16 metrat e fundit, siç është Portugalia me Ronaldon, Spanja me Diego Kostën, Belgjika me Lukakun, apo Anglia me Kane’.Bëhet fjalë për një fakt anormal në Kupën e Botës, pasi në 50 vitet e fundit, vetëm Anglia në 1966-n mund thuhet se ka fituar me dy sulmues-zone, që ishin cifti Hurs-Hunt. E ndoshta i fundit sulmues rrace që udhëhoqi një skudër drejt trofeut, por pa shënuar në finale, ishte gjermani Miroslav Klose, përpara 4 vjetësh. Por kaq shumë sulmues të mirëfilltë, që bëhen goleadorë brenda 1 kampionati, nuk mbaheshin mend prej kohësh.
Edhe nëse sheh renditjen e golshënuesve dallon se numri 9 tipik është kthyer në modë. Harry Kane 7 gola, Ronaldo e Lukaku 4, Diego Costa 3 si dhe befasia Cheryshev, edhe ai me 3. Por nëse Kane’ është simboli i të riut që avancon, zhgënjimi total është Leëandovski, i cili është në kuotën e zero golave, megjithëse vinte si shënuesi më i mirë i eleminatoreve me 16 realizime. Tjetër statistikë që flet shumë mbi “prodhimtarinë” e këtij Botërori është mesatarja prej gati tre golash për ndeshje, mjaft larg rekordit negativ të Itali ’90 që ishte 2.21, ndërkohë që në Champions është 3.21. Mes 32 përfaqësueseve të turneut rus është vërejtur një prioritet për të mbrojtur, vecanërisht nga ana e atyre më të voglave. Jo sepse janë më të dobëta, por sepse është dicka që bëhet më lehtë. Pasi duket se sulmi, për të qene efekiv, ka nevojë edhe për ata, ‘bomberët e rracës’.