Botërori nxjerr 16 më të mirat, ja disa kuriozitete…

Sport

boterorsdsd
Me uljen e siparit të fazës së grupeve, me 48 ndeshje që nxorrën 16 skuadrat më të mira të këtij Botërori, tashmë është koha për të bërë edhe një bilanc, duke përfituar nga dita e pushimit përpara startit të 1/8-ave. Së pari bie në sy fakti që mes të kualifikuarave janë 10 skuadra nga Evropa, 5 nga Amerika e Jugut dhe vetëm një nga Azia. Ndërkohë që duke pasur parasysh rrugëtimin sipas tabelës së përcaktuar më parë, ka shumë probabilitet që të kemi një finale mes një amerikano-jugoreje dhe një europianeje. Ndër të kualifikuarat, ajo që tërheq më shumë vëmendjen është fakti që ashtu si 3 edicionet e fundit mungon kampionia në fuqi. Ndërsa për herë të parë që prej ’82-shit nuk figuron asnjë përfaqësuese nga Afrika.Tre janë skuadrat kombëtare, që vijnë në këtë fazë me eleminim direkt, pasi mbyllën grupet vetëm me fitore: Uruguaji, Kroacia dhe Belgjika. Belgët janë edhe ata që kanë shënuar më shumë deri tani, 9 gola, 4 prej të cilëve vetëm nga Lukaku. Ndërsa uruguajanët mbajnë rekordin si ekipi që nuk ka pësuar asnjëherë në 270 minuta.

world c 2018
Sa i takon të eleminuarave, dy ishin ato që e mbyllën me zero pikë këtë Botëror, pikërisht Egjipti dhe Panamaja. Por debutuesit nga amerika-qendrore ishin ata që patën paraqitjen më të keqe, për faktin se pësuan plot 11 gola, cka e bën një ndër debutueset më të këqija të gjithë historisë së Botërorëve.Që me ndeshjet e grupeve u thye edhe rekordi i penalltive të akorduara në një Botëror, pasi deri tani janë regjistruar 24 të tilla. Teksa rekordi i mëparshëm ishte 18. Ndërkohë, plot 122 gola janë shënuar në 48 takimet e luajtura në këtë fazë, me atë të Neymarit në minutën e 97-të kundër Kosta Rikës që hyri në histori si më i vonshmi përgjatë kohës së rregullt. Ndërsa i 2500-ti në historinë e Kupës së Botës erdhi nga Fakredin Ben Youssef, që fiksoi barazimin e përkoshëm të sfidës ndaj Panamasë. Ndonëse siparin e grupeve e uli realizimi i Khaziri, që i dha suksesin e parë Tunizisë.