Boston eleminon Brooklyn, fitojnë Dallas e Toronto

Sport

Kryevepër e Boston Celtics. Skuadra nga Massachusetts është në gjysmëfinalet e konferencës së Lindjes duke e fshirë plotësisht ekipin e Brooklyn Nets me një triumf të pastër 4-0 me ndeshje. Sfida që i dha fund kësaj serie u zhvillua në “Barcleys Center” dhe Celtics i’a dolën me rezultatin 116-112. Skuadra e Udokës u tregua edhe një herë e organizuar në mbrojtje dhe e saktë ne finalizim, duke qënë dominuese sidomos në “reboundet” në sulm.

Edhe një herë vendimtar për Celtics ishte Jason Tatum me 29 pikë teksa shënoi në 4 nga 6 tentaivat e tij për 3, po ashtu një paraqitje të mirë ofruan edhe dy yjet e tjerë të ekipit, Jalen Brown me 22 pikë dhe lojtari më i mirë mbrojtës i sezonit Marcus Smart me 20 pikë e 11 asiste. E mrekullueshme ishte ndeshja e Kevin Drant i cili realizoi 39 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shtyrë më tej këtë seri për Brooklyn që largohet nga “play-off”-i mes zhgënjimit të madh, teksa Boston ushqen edhe më tepër ambiciet për titullin kampion në NBA.

Toronto Raptors i ka shtuar shumë “piper” përballjes me Philadephia 76-ers, dhe tashmë seria nga 3-0 shkon në 3-2. Ekipi kanadez fitoi brënda në Pennsylvania me shifrat 103-88. Toronto edhe pse luajti pa një prej lojtarëve kryesors si Fred Van Vleet,  i’a doli falë një tjetër paraqitje mjaft të mirë të Pascal Siakam, autor i 23 pikëve, teksa kapi edhe 10 topa në tabelë.

Ndihmesë të madhe dha nga stoli edhe Achiuwa me 17 pikët e tij. Për Philadelphian ai që shënoi më tepër ishte Joel Embid me 20 pikë, megjtihatë kamerunasi kandidat për lojtarin e vitit po luan me një ligament të këputur në gisht, c’ka po e ndikon lojën e tij. Vetem 4 realizime nga 11  tentativat nga loja për James Harden që e mbylli me 15 pikë. Tashmë seria spotohet në Toronto aty ku Raptors do të kërkojnë barazimin me ndeshje pasi ishin në dizavatazh 3-0.

Në konferencën e perëndimit, Dalla Mavericks morrën avantazhin 3-2 me ndeshje përballë Utah Jazz. Teksanët triumfuan duke e shkatërruar kundërshtarin me shifrat  thella 102-77. Takimi i zhvilluar në “American Airlines Center”  nuk pati fare histori me një super Luca Doncic autor i 33 pikëve dhe 10 “rebound”-eve, 24 pikë për Bronson. Ndeshje shumë e dobët e Utah që për tepër duhet të përballet edhe me dëmtimin e Donovan Mitchel. Në orët e para të mëngjeit të së premtes Dallasi do të provojë te shkojë në gjysmëfinalet e konferenës së perëndimit pas 11 vitesh.