Boston Celtics fiton titullin kampion në NBA

Sport

Boston Celtics fiton titullin kampion në NBA, për të 18-tën herë në histori, duke thelluar edhe më tej rekordin që mban prej një kohe të gjatë. Skuadra nga Massachusetts u rikthye në majën më të lartë të basketbollit amerikan, pas plot 16 vitesh, pasi hera e fundit kur e kishin festuar një titull të tillë, ishte pikërisht viti 2008. Në 2022-shin, Celtics flirtoi me titullin, duke shkuar deri në finale, por atëherë u mposhtën Golden State Ëarriors, kurse në sezonin e kaluar, nuk ia dolën dot të ktheheshin në finale, pasi u eliminuan nga Miami Heat në finalet e Konferencës së Lindjes.

Mirëpo, Bostoni nuk u dorëzua. Këtë sezon, rikthimi në finale erdhi nëpërmjet një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, duke kryesuar Konferencën e Lindjes përgjatë të gjithë edicionitë të rregullt. Më pas, në ndeshjet me eliminim, ekipi nga  Bostoni rezultoi i pandalshëm, kurse në finale, mposhti 4-1 skuadrën e Dallasit, me ndeshjen e fundit që u fitua pikërisht nga të besuarit e Joe Mazzulla me rezultatin 106-88. Celtics e dominuan pjesën e parë të lojës, duke krijuar një avantazh prej 21 pikësh, e më pas në gjysmën tjetër, arritën të adiministronin më së miri këtë diferencë, duke e mbajtur situatën nën kontroll.

Jason Tatum rezultoi më i miri i parketit me 31 pikë, 11 asist e 8 rebound, duke eklipsuar në njëfarë mënyre edhe double-double e Luka Donçiç, me 28 pikë e 12 rebound. Në podiumin e shënuesve më të mirë, nuk mund të mungonte as Jalon Broën, me këtë të fundit që regjistroi 21 pikë, 8 rebound dhe 6 asist. Megjithatë, Broën ka shkëlqyer përgjatë gjithë serive të finaleve me Bostonin, e për këtë arsye, ai fitoi edhe çmimin MVP, si lojtari më i mirë i finaleve të NBA. Në 5 përballje ndaj Dallasit, Broën arriti të regjistronte mesatarisht 20.8 pikë për ndeshje, 5.4 rebound dhe 5 asist për ndeshje.