Borussia Dortmund vs Neëcastle, TS2 HD, 18:45

Sport

Edin Terzic, trajneri i Dortmundit:

“Ndeshja e kaluar përballë Neëcastle tregoi se ne mund të konkurojmë me performanca të nivelit më të lartë. Këtu jemi në Champions League. Ndodhemi në gjysmë të rrugës dhe në ndeshjet e mbetura, objektivi është të bëjmë më mirë sesa këto që kemi luajtur dhe të sigurojmë sa më parë kualifikimin në raudin me eliminim të kompeticionit.

Humbjen me Bayern Munich e kemi hedhur pas krahëve. E kemi anallizuar me kujdes atë ndeshje dhe tani duhet të marrim masa për sfidat e tjera që nap resin përpara. Në disa ndeshje kemi treguar se mund të bëjmë shumë mirë dhe të tregojmë një tjetër fytyrë. Sonte kemi një mundësi që ta tregojmë sërish një gjë të tillë.

Neëcastle? I dimë aftësitë e tyre. Dy javë më parë e pamë dhe e kuptuam mire se ç’do të thotë të ndeshesh me ta. Ata e nisën ndeshjen të tërhequr, ashtu sikurser e prisnim. Më pas u treguan shumë agresivë, të guximshëm, e madje duke ushtruar një pressing tepër të lartë. Megjithatë, ne u përgjigjëm mjaft mirë që prej fillimit të sfidës, e deri në fund të saj. Mendoj se bëmë një paraqitje dinjtioze, si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe atë sulmuese.

Të njëjtin skenar presim edhe sonte. Ndonëse luajmë në shtëpinë tonë, Neëcastle do të vijë sërish me një pressing të lartë. Për këtë arsyem, duhet të tregohemi të vëmendshëm në çdo situatë.”

Salih Ozcan, mesfushori i Dortmundit:

“Disfatat që pësuam ndaj Bayern Munich në fundjavë ishte e rëndë. Megjithatë, duhet të reagojmë si një skuadër e tërë. Në situata si këto, është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të shohim përpara. Jam i bindur se do të rikthehemi në rrugën e fitoreve, pasi e kemi treguar edhe më herët se dimë të reagojmë. Sonte është mundësia ideale që fjalët t’i kthejmë në vepra. Jemi pjesë e një grupit mjaft te vështirë në Champions League, e jo më kot cilësohe edhe si grupi i ferrit. Gjithësesi, për ne nuk duhet të ketë justifikime. Ndodhemi vetëm në gjysmë të rrugës dhe sa i përket rezultateve jemi në ekuilibër total. Thënë këtë, në takimet vijuese, kemi detyrën që ta përmirësojmë ecurinë tonë.”

Edi Hoëe, trajneri i Borussia Dortmund:

“Teksa i kthehemi ndeshjes së kaluar me Dortmundin, mendoj se ajo ishte një eksperiencë nga e cila kemi nxjerrë disa mësime. Kam bindjen se dy javë më parë, u përballën dy skuadra që ishin thuajse në të njëjtin nivel. Patjetër që ndeshja mund të kishte shkuar edhe ndryshe, sepse ne patëm disa mundësi të mira shënimi, sidomos rreth fundit të lojës.

Thënë këtë, 90 minuta na kanë majftuar që të analizojmë me kujdes çdo detaj dhe sonte jemi përgatitur në nivelin e duhur. Mendoj se lojtarët e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës. Përqendrimi është një element që nuk duhet humbur asnjëherë, sepse Dortmundi mund të të ndëshkojë sa hap e mbyll sytë. Këto janë mbrëmje që priten me padurim nga të gjithë, kështu që jemi të motivuar në maksimum për të prodhuar një paraqitje dinjitoze.

Për fat të keq për disa kohë do të jemi pa Dan Burn, i cili pësoi një dëmtim në shpinë ndaj Arsenalit, kështu që mendoj se për disa muaj dotë jemi pa të. Ai është një lojtar mëse i rëndësishëm për ne dhe herë pas here e kam thënë se është prej atyre futbollistëve që mund të bëjnë diferencën. Fakti që ai mund të luajë në disa pozicione, e vërteton më së miri këtë që po them. Gjithësesi, duhet të përballemi me realitetin dhe të shohim përpara.”

Fabian Schar, mbrojtësi i Newcastle:

“Po kalojmë një moment të mirë. Vijmë nga një seri rezultatesh pozitive dhe kjo gjë padyshim që na ka dhënë më shumë besim për të vazhduar përpara. Mendoj se gjithëkush në skuadër ndodhet në një moment të mirë psikologjik. Kushdo që aktivizohet në fushën e lojës, përpiqet të performojë në nivelin më të lartë të mundshëm.

Përgjatë kohëve të fundit skuadra është prekur nga disa dëmtime, por ne jemi mjaft krenarë për ekipin që kemi dhe jemi të përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës.

Sonte luajmë në një stadium të vështirë. E njoh atmosferën që krijohet këtu. Është e njëjta gjë kur ne luajmë në shtëpinë tonë, që stadiumi na ndihmon tej mase. Mendoj se sonte do të jetë e njëjta gjë edhe për Borussia Dortmund. Gjithësesi, ne nuk duhet të përqendrohemi në këtë aspekt. Detyra jonë është të fokusohemi në lojën tonë dhe të japim paraqitjen më të mirë të mundshme.”