Niko Kovaç, trajneri i Dortmundit:
“E dimë situatën që ndodhemi, si pasojë e ndeshjes së parë që nuk e luajtëm aspak mirë. Megjithatë, sonte duam të tregojmë tërësisht një fytyrë të re dhe të fitojmë. Mrekullitë ndodhin gjithmonë, por e dimë po ashtu se Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kështu që nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre.
Do të zbresim në fushë me dëshirën për të dhënë maksimumin që prej minutës së parë. Me tifozët që do të jenë pas nesh, urojmë të gjejmë në kohë dëshirën për të vrapuar, për të performuar dhe këtë gjë ta bëjmë me passion.
Sa i përket organikës, nuk e dimë ende nëse Emre Çan do të jetë gati për të luajtur apo jo. Përgjatë javëve të fundit, ai ka luajtur me probleme muskulore dhe ka shtrënguar dhëmbët sa herë ka zbritur në fushën e lojës. Do të presim deri përpara ndeshjes, për të kuptuar nëse Çan mund të jetë në dispozicion apo jo.
Nuco Schlotterbeck dhe Marcel Sabitzer janë jashtë. Schlotterbeck erdhi na vizitoi për pak minuta në seancën stërvitore. Ai është gjithmonë aty duke na motivuar që të japim më të mirën.
Felix Nmecha? Ai është zhvilluar shumë si lojtar dhe si person. Po flasim për një futbollist që mund të bëjë gjithçka me topin, pasi zotëron dinamikë të madhe. Do të thoja se ai është një lojtar i kompletuar.”
Felix Nmecha, lojtari i Dortmundit:
“Si futbollist, dëshira është për të luajtur gjithmonë në Champions League. E shijojmë shumë këtë kompeticion, ndërsa në kampionat, kemi gjithashtu mundësi të kualifikohemi sërish për edicionin e ardhshëm. Në fund të fundit, futbolli luhet për ndeshje si kjo e sotmja. Duke marrë në konsideratë atë që ndodhi në ndeshjen e parë në Spanjë, e dimë se sonte do të jetë e vështirë për ne. Megjithatë, kjo nuk duhet të nda ndalojë të provojmë për të dhënë maksimumin. Duhet të zbresim në fushë me mentalitetin e duhur, për të dhënë maksimumin që prej minutës së parë. Fakti që tifozët do të jenë pas nesh, kjo padyshim që është një shtysë e konsiderueshmë për të luftuar më fort.”
Hansi Flick, trajneri i Barcelonës:
“Është shumë e rëndësishme të jemi të përqëndruar që prej minutës së parë, pasi Dortmundi është një skuadër që mund të të dëmtojë në çdo moment. Jam i lumtur me fitoren e parë që kemi bërë në shtëpi, por këtu në Dortmund do të jetë ndryshe. Do të jetë e vështirë, e për këtë arsye, do të marrim masa. Ideja jonë, apo filozofia rreth të luajturit futboll, ka të bëjë gjithmonë me dhënien e maksimumit dhe ka të bëjë me performancën më të mirë të mundshme në fushën e lojës. Kemi ardhur këtu për të mbajtur nivelin e performancës së fitores 4-0 në shtëpinë tonë. Përmbysje nga Dortmundi? Kam shumë besim tek lojtarët e mi. Jemi një ekip shumë i mirë. Thjesht duhet të ruajmë përqendrimin dhe të luajmë ashtu siç ne dimë. 50 ndeshje me Barçën? Kjo skuadër më ka bërë krenar disa herë përgjatë këtij edicioni. Janë shumë ndeshje të tilla. Për shembull, përmbysja ndaj Atletico Madrid. Por janë vërtet shumë dhe nuk mund të përmend vetëm një. Dani Olmo? Ai është gati për të performuar. Nuk e dimë me siguri nëse do të jetë në gjendje të luajë sot ose jo, por ai është thuajse gati. Po flasim për një lojtar, i cili e ndihmon shumë skuadrën, por njëkohësisht duhet të tregohemi të kujdesshëm për me. Gjëja më e rëndësishme është që ai është rikthyer. Leëandoëski, një rini e dytë? Ai kujdeset shumë për veten. Ashtu si Cristiano Ronaldo, ata kujdesen shumë për fizikun e tyre. Leëa është shumë profesionist. Ai mundohet të ketë të gjitha parametrat nën kontroll për të dhënë një performancë pozitive.”
Wojciech Szczęsny, portieri i Barcelonës:
“Kjo është një ndeshje e madhe për skuadrën dhe për mua gjithashtu. Jemi të gjithë të bashkuar dhe të gjitha duam të japim më të mirën tonë. Përgjatë këtij sezoni kemi luajtur ndaj disa skuadrave shumë të forta dhe kemi mundur të performojmë mirë. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe sonte. Me kalimin e kohës, presioni ndihet më ndryshe. Lojtarët e rinj janë më entuziastë dhe më energjikë, por unë qëndroj i qetë. Me sjelljen time, unë përpiqem të ndihmoj edhe ata të ruajnë qetësinë. Në aspektin personal, më pëlqen të fitoj. Disa muaj më parë isha në stol, por tani, sipas meje, po luaj për skuadrën më të mirë në Europë. Do të ishte e pamundur për mua të imagjinoja se mund të kisha mundësinë të fitojë trofe kaq shumë të rëndësishëm pasi u tërhoqa një herë nga futbolli. Jam pranë triumfit në Champions League, diçka që është një ëndërr e imja. Tifozët? E vërteta është se në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Sa më mirë të performosh, aq më tepër do të të pëlqejnë edhe tifozët. Jam shumë i lumtur me situatën e tanishme.”