Borussia Dortmund shkruan historinë, kualifikohet në finalen e UEFA Champions League. Verdhezinjtë dolën përtej parashikimeve, duke eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e milionave të PSG, me rezultatin e përgjithshëm 2-0.
Pasi akti i vajtjes përfundoi 1-0 në tokën gjermane, me të njëjtat shifra ka përfunduar edhe ai i kthimit në Parc dese Princes. Golin e vetëm të takimit e shënoi Mats Hummels në minutën e 50, me gjermanin e dërgoi topin në rrjetë, falë një gjuajtjeje me kokë. 35 vjeç e 143 ditë, Hummels është bërë lojtari gjerman më i vjetër në moshë, i cili realizon një gol në fazën me eliminim të Champions League.
Ashtu sikurse në takimin e parë, edhe në të kthimit, Hummels u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Kjo është hera e tretë që Dortmundi ka siguruar një finale të Champions League. E para ishte në edicionin 1996/97, atëherë kur ia dolën të triumfonin përballë Juventusit. Më pas, shkuan në finale në 2012/13 dhe në edicionin actual.
Nga ana tjetër, Parisi krijoi 31 gjuajtje në portë dhe kjo është shifra e lartë e regjistruar që në sezoni 2003/04 që një skuadër krijon kaq shumë raste në një ndeshje të Champions League dhe nuk arrin të shënojë dot asnjë gol.
Më tej, Parisi ka humbur 6 nga 7 gjysmëfinalet e luajtura në Champions League, pra 83% të pjesëmarrjeve. Kjo është mesatarja më e lartë e eliminimeve për një skuadër që ka ka marrë të paktën 5 herë pjesë në gjysmëfinale të Champions League.
Si përfundim, Dortmundi vijon rrugëtimin, me shpresën dhe ëndrrën e madhe për të fituar titullin e dytë të Champions League, ndërsa Parisi, duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm.