Nico Kovac (trajner i Dortmund):
“Teknikisht janë një ekip i shkëlqyer. Ata luajnë futboll sulmues, të bazuar në zotërimin e topit. Kundërshtimi i tyre do të na kushtojë shumë forcë dhe stabilitet. Ne duhet të jemi të përgatitur për faktin se do të kemi një arrë të fortë për të goditur, si nesër ashtu edhe pas një jave. Përmirësimi i ekipit është evident, megjithatë ne jemi ende larg nivelit, ku duam të jemi. Por ne shohim evolucionin që duam dhe jemi në rrugën e duhur. Fitorja është ilaçi më i mirë, ne gjithmonë duam më shumë.”
Gjendja e Jamie Gittens? Ai i ka tejkaluar pritshmëritë në krahasim me lojtarët e tjerë në pjesën e parë të sezonit. Ka kaluar një periudhë në stol, por në stërvitje më ka treguar se ka rikuperuar energjinë dhe freskinë. Do të na shërbejë shumë në të ardhmen. Jonathan David do të jetë rreziku kryesor për ne… Jonathan është rritur jashtëzakonisht dhe me siguri shumë shpejt do të transferohet në një klub të madh europian. Megjithatë, Lille ka edhe lojtarë të tjerë ofensivë shumë të fortë. Ata janë një skuadër sulmuese e paparashikueshme.
Stadiumi ynë është si një kështjellë e madhe. Është shumë e vështirë të luash këtu, një terren sfidues për çdo kundërshtari. Shpresoj që të përfitojmë nga atmosfera për të bërë një paraqitje të fortë ndaj Lille”.
Karim Adeyemi, sulmuesi i Dortmundit:
“Sezoni i kaluar shkoi shumë, shumë mirë në Ligën e Kampionëve. Edhe këtë sezon, ne duhet të vazhdojmë paraqitjet tona pozitive në këtë kompeticion. Jemi gati dhe të ndezur për këtë sfidë. Personalisht, kam fituar një besim të madh. Është e vështirë të them se nga vjen. Por di të them edhe se nuk jam ende në formën që dua të jem. Mund të jem akoma më i rrezikshëm para portës dhe këtë dua ta tregoj në ndeshjet e ardhshme. Duke filluar nga kjo e sotmja, që është mjaft e rëndësishme për ne në këtë pikë të sezonit ku gjendemi, pasi mund të na thotë shumë mbi objektivat që kemi”.
Bruno Génésio, trajner i Lille:
“Ne jemi ndër 16 skuadrat më të mira në Evropë, që do të thotë se ne mund të përjetojmë ende momente të tilla të paharrueshme. Unë kurrë nuk kam qenë në këtë stadium, por të gjithë ata me të cilët kam folur thonë se sa mbresëlënës është. Dortmundi ka lojtarë të mirë, të aftë të tejkalojnë veten me tifozët që kanë pas tyre në mbështetje. Për më tepër, sulmuesin e tyre, Guirassi, e mbaj mend që nga koha kur luante tek Ren. Më kujtohet një lojtar me potencial të madh, shumë atletik, teknik dhe tashmë golashënues. Por edhe një lojtar që duhej të zhvillohej dhe të fitonte besim në cilësitë e tij. Besoj se tani e zotëron dicka të tillë dhe po e shfaq më së miri me paraqitjet dhe golat që po shënon në fushën e lojës.
Ajo çka është e rëndësishme për ne, është që duhet të bëjmë c’mos për të qenë të gjallë dhe ende në lojë, për ndeshjen e kthimit në shtëpinë tonë. Ky është një mesazh kyç që dua t’ia përcjell skuadrës. Ne duam të shkojmë dhe të zbresim në fushë për të dhënë më të mirën tonë, pa pasur frikë që të humbasim. Unë jam i bindur se skuadra jone mund të bëjë një paraqitje të mire”.
Bafodé Diakité, mbrojtes i Lille:
“Pas shuplakës së marrë në Paris u përpoqëm të punojmë sa më mirë dhe tani duan të luajnë pak më lirshëm në Dortmund për Ligën e Kampionëve. Në çdo rast, ajo që është bërë është bërë. Nëse i referohemi pjesës së parë që luajtëm në Paris, nuk ishim ata të zakonshmit. Ndjenim presion kur kishim topin. Ne duhet të shmangim ta bëjmë këtë kundër Borusias, pavarësisht se stadiumi do të jetë plot. Thjesht duhet të luajmë futbollin tonë, kjo është gjithcka që na ka bërë të fortë në ndeshjet që kemi luajtur deri më tani”.