Bordi miraton projektin e Perez për të marrë borxh gjysmë-miliardi euro

Sport

perez bord
Reali i Madridit do të marrë plot 575 milionë euro borxh për të mbështetur planin e rinovimit të stadiumit Santiago Bernabeu. Plani i shumë-përfolur i Florentino Perezit kaloi me sukses votëbesimin në dhomën e delegatëve të klubit. Shtypi spanjoll e pati konsideruar si mjaft të rrëzikshëm një plan të tillë për balancat ekonomike të klubit, por si duket kjo gjë nuk është parë me të njëjtin këndvështrim nga delgatët. Nga 1097 delegatë, 1017 prej tyre votuan pro idesë së Perezit. Presidenti i 13-herë kampionëve të Evropës ka ndërmend të mbështesë një projekt i cili do ta veshë me një material metalik të gjithë stadiumin duke i dhënë Santiago Bernabeut një pamje tejet futuristike, por edhe mundësinë për të pasur një çati për evente të tjera edhe jo-sportive.

 4AM6473

AS shkroi të hënën se rindërtimi dhe rinovimi i stadiumit do të kushtojë 525 milionë euro, por 50 milionë të tjera janë parashikuar nga Perez si kuotë për raste të jashtëzakonshme ku mund të duhen fonde shtesë. Kjo marrëveshje ekonomike synohet të shlyhet brenda 25 apo 30 viteve të ardhshme dhe sipas madrilenëve mundet t’i shtojë të ardhurat klubit edhe më shumë. Perez e ka konsideruar si të detyrueshëm marrjen e një huaje të tillë pasi marrëveshja me kampaninë arabe International Petroleum Company për të drejtat e emrit të stadiumit nuk u arrit dot nëntorin e vitit që shkoi. AS raporton se madrilenët e vlerësonin këtë marrëveshje plot 400 milionë euro, para që do të shkonin për projektin e stadiumit.