Bordeaux, komplikohen tratativat me Henry

Sport

henry
Thierry Henry pritej të merrte detyrën si trajner i Bordeaux prej ditësh, por diçka e tillë ende nuk ka ndodhur. Legjenda e Arsenal ishte emri i parë në listën e drejtuesve të skuadrës franceze pas pezullimit të trajneri uruguaian, Gus Poyet, që sulmoi klubin në një konferencë për shtyp.  Henry ishte i gatshëm të merrte detyrën si trajner por tratativat duket se janë komplikuar. Madje shumë burime thonë se francezi ka refuzuar tashmë ofertën e Bordeaux, por “Goal” zbulon se diçka e tillë nuk është plotësisht e vërtetë. E gjithë situata është krijuar për shkak të procesit të shitjes së skuadrës tek një grup investitorësh amerikanë GACP.

thierry

Me klubin në prag shitje, Henry kërkon të dijë nga pronarët potencialë se cili do të jetë roli i tij në projektin e tyre, pasi ai nuk mund të heqë dorë nga roli si asistent tek kombëtara belge, apo edhe nga disa oferta të tjera, për të marrë një detyrë që nuk e ka të sigurt deri në fund të sezonit.
Henry kërkon që të menaxhojë skuadrën në stilin anglez, njësoj siç Arsene Wenger dikur tek Arsenal. 41-vjeçari dëshiron që të punësojë një staf të tijin me eksperiencë dhe që ai të ketë dorë të lirë edhe në përzgjedhjen e lojtarëve në merkato. Për momentin negociatat duket se kanë mbetur pezull dhe presidenti aktual i skuadrës, Stephane Martin, ka deklaruar se do të bëjë maksimumin që Bordeaux të marrë zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë situatë.