Bonuçi përsëri drejt largimit nga Juventusi

Sport

Leonardo Bonuçi mund t’i japë lamtumirën për herë të dytë brenda 3 vitesh Juventusit. Trajneri Mauricio Sarri preferon skemën me 4 në prapavijë e sigurisht që Xhorxhio Kielini është i paprekshëm për momentin te skuadra e Juventusit. Ndaj për t’i bërë vend De Ligt do të duhet të sakrifikohet një tjetër qendërmbrojtës, që në rastin konkret është pikërisht Bonuçi. Kjo shtyn Bonuçin që të shohë rreth e rrotull për një skuadër të re, pasi nuk ka ndër mend të kalojë vitin në pankinë. Zgjidhja për të mund të jetë në Francë, pasi mendohet se PSG ka shfaqur interes për të.