Leonardo Bonuçi duket se ditë pas dite, vërteton se tashmë është pikërisht aty ku ka dëshiruar përherë. Lojtari ka shprehur vazhdimisht vlerësimin e tij për skuadrën e Juventusit.
“Tek Juventusi ka shumë cilësi të mira dhe ëndrra ime ka qenë të luaja për këtë skuadër. Kalimi tek Milan në 2017-ën ishte një gabim, një vendim i vështirë i marrë në një moment kur isha i mbushur me mllef. Tani e kam kuptuar që instinkti mund të na çojë drejt zgjedhjeve të gabuara.Mendoj se në të ardhmen, mund të jem fare mirë trajner i një skuadre të madhe. Pse jo, një skuadre si Juventus. Për këtë gjë po punoj që tani, duke mësuar sa më shumë të mundem nga çdo trajner apo lojtar që kam patur rastin të bashkëpunoj” është shprehur ai.