Boniek sulmon Balotellin, e quan sulmuesin mbi peshë

Sport

balo

Pas fjalëve devateve e replikave të ashpra mes Arrigo Sacchit dhe Mino Raiolas, tashmë edhe Zibi Boniek ka folur për çështjen Balotelli. Ish-lojtari i njohur polak i Juventusit, i cili aktualisht është presidentit i ‘Federatës Polake të Futbollit’, nuk i ka kursyer kritikat ndaj sulmuesit italian, ndonëse nuk e bën këtë gjë në mënyrë të drejtpërdrejtë.  “Unë do të doja të kisha një kombëtare si ajo e Italisë. Ata kanë shumë lojtarë të talentuar dhe të fortë. Por aty pashë edhe një lojtar, me 15 kg mbi peshë. A ishte Balotelli? Epo këtë nuk dua ta them…”, – nënvizoi Boniek për “Radio Rai 1”.

zibi
Një ndjenjë e konfirmuar nga “La Repubblica”, sipas të cilës Balotelli duket të jetë shumë larg nga pesha ideale e 88 kg. Pra, ish-lojtari i Juventusit dhe Romës anon më shumë nga vlerësimi i Arrigo Sacchit. Ai shtoi: “Kam folur me Sacchi pas ndeshjes dhe të dy ndamë mendimin se Balotelli nuk ishte i përgatitur. Nga pikëpamja fizike nuk ishte i gatshëm për një lojë si kjo. Ndaj mbështes fjalët e Sacchit, sepse ne po flasim për inteligjencën e futbollit. Më vjen keq për Marion, por e pashë atë të papërgatitur në disa momente. Këto mbeten vendime të trajnerit, por një profesionist nuk mund të jetë në këto kushte, ndaj nuk do të mungojnë kritika të tilla”.